Anëtari themelues i grupit “Deoeche Mode”, Andrew Fletcher, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Advertisements
Lajmin e ka bërë të ditur grupi ku ai bënte pjesë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jemi të tronditur dhe të mbushur me trishtim të jashtëzakonshëm me vdekjen e parakohshme të mikut tonë të dashur, anëtarit të familjes, dhe shoku i grupit Andy ‘Fletch’ Fletcher.”– thuhet në njoftim.
Advertisements
I formuar në Basildon në fund të viteve 1970, grupi “Deoeche Mode” ka pasur 14 albumet më të mira në studio në Mbretërinë e Bashkuar dhe sukses ndërkombëtar me këngët e tyre, ku mund të veçojmë “Enjoy The Silence”, “Personal Jesus” dhe “Just Can’t Get Enough.”
Grupi shkruan më tej në deklaratën e tyre: “Fletch kishte një zemër të vërtetë prej ari dhe ishte gjithmonë aty kur kishim nevojë për mbështetje, një bisedë të gjallë, një të qeshur të mirë.
Zemra jonë është me familjen e tij dhe ju kërkojmë që t’i mbani në mendimet tuaja dhe të respektoni privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë.”