Më në fund Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se është rënë dakord për një korridor humanitar për të evakuuar ushtarët e plagosur nga fabrika e çelikut në Mariupol në qytetin e kontrolluar nga rusët, në Novoazovsk.

Advertisements

“Një marrëveshje është arritur për heqjen e ushtarëve të plagosur”, ka thënë ministria në një deklaratë. “Një korridor është hapur përmes së cilit ushtarët ukrainas do të merren dhe të dërgohen në Novoazovsk për trajtim mjekësor”, shkruan Sky News.

Advertisements

Shumica e civilëve janë evakuuar nga fabrika këtë muaj pasi OKB-ja bashkë me Kryqin e Kuq kanë arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën.

Por, ushtarë ukrainas kanë mbetur në fabrikë dhe nga fotografitë dhe videot e publikuara shihet se disa nga ushtarët kanë lëndime serioze.

Artikulli paraprakIncidenti i rëndë me ashensorin e QSUT-së, vepron Policia! Zbardhet vendimi i fundit
Artikulli tjetërU nda nga djali i Jozefina Topallit pas bashkëjetesës, Eva Murati në një lidhje me djalin e personazhit të famshëm shqiptar? (FOTO)