Një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar në një nga lagjet në Lezhë.
Advertisements
Një autobus plot me turistë që kishin shkuar për të eksploruar Lezhën, kanë ngecur tek kabllot elektrike dhe ato të internetit të cilat ndodhen në një lartësi shumë të ulët nga toka duke u bërë pengesë për mjetet e larta.
Autobusi ka ecur për disa metra duke dëmtuar edhe shtyllën e ndriçimit ku ato ishin të vendosura.
Advertisements
Nga frika e kontaktit me energjinë elektrike, turistët janë larguar nga autobusi për të shmangur tragjedinë e mundshme.