Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin italian. Ka ndëruar jetë në moshën 71-vjeçare Mario Biazin, presidenti i klubit të Triestinës.
Advertisements
Ky lajm është publikuar nga klubi i Melburn Viktori të Australisë, ku Biazin përveçse aksioner ishte dhe drejtor i skuadrës prej 16 vitesh.
Një lajm i trishtë ky për futbollin italian dhe për skuadrën e njohur që përpara shumë vitesh ka qenë pjesë edhe e Serisë A.
Advertisements
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Biazin, ku me shumë gjasa pas disa orësh do të sqarohet gjithçka.
Klubi i Triestinës aktualisht ndodhet në Serinë C, ku para disa kohësh përjetoi një krizë të madhe ku ra në kategoritë inferiore për shkak të borxheve të akumuluara, ku do të kërkojë sërish ringritjen.