Thellohet bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë/ Humb jetën edhe pasagjeri(DETAJE)

Thellohet bilanci i aksidentit tragjik në Bypassin e Vlorës. Mësohet se edhe pasagjeri që prej një ore që nuk gjendej, ka ndërruar jetë. Më parë, sipas Policisë ka vdekur shoferi i kamionit që u rrëzua në greminë.

Advertisements

Identitetet e tyre nuk bëhen me dije, por ata janë të moshës 30-35 vjeç. Shkaqet e ngjarjes tragjike nuk dihen ende.

Rreth orës 10:40 në bypassin Orikum-Kaninë, kamioni me inerte ku udhëtonin dy të rinjtë, shoferi dhe pasagjeri, është rrëzuar dhe për pasojë ata kanë humbur jetën. Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është shtypur i gjithi në pjesën e përparme të kabinës.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Kamionët që po punojnë në këtë projekt të Bypassit të Vlorës, një prej të cilëve është përfshirë sot në aksident, janë në pronësi të kompanisë “Biba X”.

Artikulli paraprakU shkëput ashensori, e moshuara lufton me vdekjen te Trauma, mësohet gjendja e barrelistit të QSUT-së
Artikulli tjetërMedia austriake akuzoi hapur Ilir Metën, reagon Presidenca dhe zbulon vendimin që ka marrë presidenti