Pacientja 80-vjeçare që u dëmtua bashkë me stafin mjekësor në QSUT pas rënies së ashensorit ndodhet në gjendje të rëndë. Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për abcneës.al se e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime të mëdha në kokë, ndërsa punonjësi i QSUT-së që po shoqëronte të moshuarën ka krisje në të dyja këmbët.
Advertisements
Mësohet se e moshuara po shoqërohej për të bërë skaner në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme të QSUT, kur papritur ashensori është shkëputur dhe ka rënë në katin -1. Dy të dëmtuarit si edhe një infermiere e QSUT-së mbetën të bllokuar në gropën e ashensorit për disa minuta deri sa erdhën forcat zjarrfikëse duke mundësuar nxjerrjen e tyre.
Kompania e kondicionerëve mori tenderin e ashensorëve
Advertisements
QSUT kontrakton kompani private për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe në rastin në fjalë përgjegjëse ishte kompania “Sulollari Klima”, e cila disa muaj më parë kishte marrë tenderin me vlerë 24 milion lekë me TVSH për të kryer këtë shërbim
“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, por duket se janë ndjerë të aftë edhe për mirëmbajtjen e asheshorëve duke çuar në aksidentin e rëndë mbrëmë.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se policia ka marrë në pyetje infermieret e turnit, të cilat kanë theksuar se ashensori kishte patur probleme edhe më herët, por nuk ishin përballuar me një situatë të tillë. Ato janë shprehur para policëve se shpesh ashensori ngecte mes kateve apo nuk funksiononte shpesh.
Ndërkohë që ka shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.4 teknikun e Sulollari Klima”, përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, pritet që policia të marrë në pyetje edhe Ardian Sulollarin, pronarin e kompanisë në fjalë, e cila ka detyrimin që të mundësojë sigurinë për përdoruesit e ashensorit. /abcnews.al