“Rama i vë traun atyre që çdo vit i sjellin 350 mln euro në vit”- Berisha: Shqipëria s’mund të jetë kundër Kosovës! Votën e dua për…

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu sërish qëndrimin e tij kundër taksës në rrugën e Kombit. Sipas tij, nuk mundet që Shqipëria të jetë kundër Kosovës, duke i vendosur traun atyre që çdo vit i sjellin Shqipërisë të paktën 350 mln euro.

Advertisements

“Shkon dhe i ven traun, kujt i kë vënë traun, atyre që cdo vit të sjellin të paktën 350 mln euro. Ca është kjo? Pra lufta ime e re nuk ka të bëjë me ato që na rrit, ka të bëjë me projekte të mëdha, në të cilat qytetari do të jetë në epiqendër të tij”, tha Berisha me demokratët në Shkodër.

Berisha bëri thirrje që ta votojnë për kreun e PD-së. Ai u shpreh se votën nuk e kërkon për ato që ka bërë, por për projektet e Shqipërisë së nesërme.

Advertisements

“Dua të bëj gjithçka për interesin kombëtar. Lufta ime e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme dhe unë kam besim. Nuk kërkoj votë për asgjë që është bërë deri më sot. Votën e kërkoj për këto që thashë. Nuk u ndalua ndonjëherë procesi i integrimit, nuk po them se eci rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, arritën në rekomandimin e statusit kandidat, ju siguroj që negociatat do ishin hapur. Pse? Për asgjë tjetër, sepse ne do zbatonim ato kërkesa që nuk kanë asgjë tjetër veç mirësinë e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha.

Artikulli paraprakMe picë në dorë hyn për të vjedhur vilën në Farkë, e kap pronari dhe e bën për spital. Prokuroria: Pse e rrahët!?
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë! Gjendet i pajetë 42-vjeçari në banesën e tij, zbardhen detajet e para