Babis Anagnostopoulos u bë i famshëm për publikun pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij në mënyrë mizore, për shkak të xhelozisë.
Advertisements
Piloti grek pranoi krimi ndërsa më parë tentoi ta fshihte duke e bërë të dukej si vrasje nga grabitësit, duke varur dhe qenin e tij. Ai mbyti gruan për shkak se ajo i kërko divorcin.
Pavarësisht krimit të tij, duket se Babis ka tërhequr dhe fansa pas vetes, kryesisht gjininë femërore. Mediat greke raportojnë se një grua misterioze ka dalë në pah duke i deklaruar dashurinë pilotit grek, e po ashtu mbështetjen për çështjen.
Advertisements
“Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje.
Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij”, tha gruaja e panjohur.
Më tej gruaja shpjegon se i ka dërguar dhe një letër pilotit që ndodhet në burg, ku thotë se e ka falur për krimin që ka bërë.
“I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg.
Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.