Marcelo Pecci, një prokuror nga Paraguai i angazhuar në luftën kundër trafikut të drogës, është ekzekutuar ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull kolumbian të Karaibeve.
Advertisements
Autorët u larguan nga deti sipas policisë.
Presidenti i Paraguait e quajti krimin si një “vrasje frikacake”.
Advertisements
Pecci, 45 vjeç, u qëllua 2 herë teksa po pushonte në një plazh në ishullin turistik Baru, sipas gruas së tij, Claudia Aguilera.
Çifti u martua më 30 prill në Kartagjena.
“Dy burra sulmuan Marcelon. Ata erdhën nga deti me një varkë të vogël, ose me një ski jet, e vërteta është se nuk e pashë mirë,” tha Aguilera për gazetën El Tiempo.
Një nga sulmuesit doli dhe “pa fjalë qëlloi dy herë Marcelon, një plumb e goditi në fytyrë dhe një tjetër në trup”, tha ajo.
Aguilera, e cila është shtatzënë, tha se burri i saj nuk kishte marrë asnjë kërcënim më parë.
Postimi i fundit në llogarinë e Aguilera-s në Instagram të martën tregoi një çift të përqafuar në një plazh dhe një palë këpucë për fëmijë në plan të parë në atë që dukej se ishte një njoftim shtatzënie.