“E dua si mamin tim”, Armina Mevlani zbulon takimin e parë me Liri Berishën

Moderatorja Armina Mevlani e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien me vjehrrën.

Advertisements

Në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se takimi i tyre i parë ka qenë mjaft i ngrohtë ndërsa shtoi se mamanë e partnerit e konsideron njësoj si mamanë e saj.

Advertisements

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull.

Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie.

Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani.

Artikulli paraprakMomenti i pabesueshëm kur aeroplani “shpërthen” në flakë me 113 pasagjerë në bord(Video)
Artikulli tjetërSa shtëpi bari janë zbuluar në Shqipëri nga fatura e energjisë? Përgjigjet shefi i narkotikëve