“Dje dola për të pirë dhe…”/ Ronela reagon sërish pas eliminimit: Ndjej dhimbje në gjoks

Këngëtarja Ronela Hajati nuk mundi të kualifikohej në finalen e madhe të Eurovisionit.

Advertisements

Pavarësisht zërit dhe performacës e cila ngjalli shumë debate e diskutime, rrugëtimi i saj dhe i Shqipërisë në Eurovision mbaroi mbrëmë.

Advertisements

Ronela ka reaguar sërish sot në lidhje me atë se çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Nê një postim në Instagram ajo ka shkruar se direkt pas Eurovisionit ka dalë për të pirë për të harruar gjithçka që ndodhi. Ndërsa shton se finalen e meritonte, por sipas saj Zoti i di gjërat më mirë.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion!

Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua!,” shkruan ajo në anglisht.

Artikulli paraprakAksidenti në Tiranë Durrës/ Aktori i njohur rrëfen tmerrin: Fluturoi sipër meje, do ishte një tragjedi për familjen time
Artikulli tjetërTronditet Vlora! Gjendet një person i pajetë, u zbulua nga pronari i tij