Gazetari i njohur zbardh detajet e reja për ‘bosin’ që përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën e tyre 3-muajshe: Këto janë 8 shkeljet për të cilat ishte gjobitur më parë!

Shoferi i automjetit tip “G Class” që përplasi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, Ajas Sulejmani u raportua dje se nuk e kishte patentën, pasi prej 3 javësh i ishte pezulluar.

Advertisements

Mirëpo gazetari Arsen Musta bën të ditur se ai nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar. Ai e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike kanabis).

Advertisements

Lejen e drejtimit e kishte marrë para 6 vjetësh në Tepelenë (Gjirokastër) kategoria B dhe gjatë kësaj kohe kishte masa administrative të ndryshme në historikun e tij si drejtues mjeti, nga të cilat dy për shkelje të sinjalizimit rrugor,

një për shkelje semafori, një për shpejtësi mbi normat e lejuara, një për rrip sigurie, një për xhamat dhe dy për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprak“Putin bën rite okulte”, Karamuço për vrasjen e 4 turistëve në Qerret: Me telefonuan rusët, çfarë kërkojnë?
Artikulli tjetërPartia Demokratike në zi, Sali Berisha ndan lajmin e trishtë