Rudina Magjistari bëhet nostalgjike, publikon pamjet e rralla dhe i çudit të gjithë

Me një video të 19 viteve më parë, Rudina Magjistari na ka kthyer pas në kohë, kur ishte një këngëtare dhe moderatore në të njëjtën kohë.

Advertisements

“Mbrëmje të bukur! Kujtime, Tv Klan, maratona e këngës popullore qytetare”, ka shkruar Magjistari krah videos me fustanin e kuq, buzët e kuqe dhe flokët biondë.

Me siguri kjo video u ka ngjallur shumë nostalgji të gjithë shikuesve dhe ndjekësve besnikë të maratonës së këngës popullore, e cila vazhdon traditën edhe sot duke vizituar çdo qytet nën logon e Tv Klan.

Advertisements

Prej më shumë se 1 dekade Rudina drejton programin e pasdites në “Tv Klan” aty ku tashmë audienca është mësuar ta shohë me programin nën emrin e saj, duke qëndruar larg formateve me të cilat nisi karriera e saj në ekran.

Artikulli paraprakRonela Hajatin e tallën për peshën trupore, Eurovisioni ‘i del në mbrojtje’
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, 9 Maj 2022