Aktori Dennis Waterman, i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive duke përfshirë ‘Minder’, ‘The Sweeney’ dhe ‘New Tricks’, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Advertisements
Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes një deklarate ku thuhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se i dashuri ynë Dennis ndërroi jetë në spital në Spanjë”. Ai vdiq të dielën pasdite me gruan Pam në krah. Familja kërkon që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë shumë të vështirë”.
Advertisements
I lindur në Londër dhe i shkolluar në ‘Corona Theatre School’, Waterman filloi karrierën e tij në një rol për ‘Fondacionin e Filmit për Fëmijë’, pas së cilit, në moshën 12-vjeçare, ai u ftua të bashkohej me kompaninë ‘Royal Shakespeare’ të Stratford. Ai vazhdoi rrugën drejt suksesit me rolin në ‘William’, përshtatja e ‘Just William’ nga BBC. Ai u bë një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik në vitet 1970 kur luajti George Carter në dramën policore të ITV-së ‘The Sweeney’.
Ai arriti suksesin më të madh në Minder nga viti 1979 deri në 1989 si Terry McCann. Waterman vazhdoi të luajë në komeditë ‘On the Up’ dhe ‘Stay Lucky’, përpara një roli tjetër popullor dhe të gjatë si një tjetër detektiv në ‘New Tricks’, i cili u shfaq nga 2003 deri në 2015. Personazhi i tij Gerry Standing në ‘New Tricks’ shënoi kthimin e tij në një shfaqje të gjatë për herë të parë në një dekadë dhe luajti së bashku me aktorët James Bolam dhe Alun Armstrong.
Homazhet kanë nisur për të ndjerin, me Kay Burley që e përshkruan atë si një “aktor brilant që ishte një element kryesor në ekranet tona gjatë viteve ’70 dhe ’80”. “Loved The Sweeney. Loved Minder më shumë,” shkroi Burley në Twitter.
Nick Knowles kujtoi një udhëtim bamirësie në Bermuda që ai bëri së bashku me Waterman: “Unë nuk jam shumë lojtar golfi – ai ishte – por ishte koha e kaluar me të midis raundeve që ia vlente ta bëje udhëtimin. Një djalë vërtet i mirë.”