Humbi jetën pasi u largua nga spitali, zbardhet dëshmia e mjekut për 51-vjeçaren: Erdhi me dhimbje gjoksi! Nuk kishim pse ta mbanim, pasi…

Një 51-vjeçare nga Korça humbi jetën vetëm pak orë pasi ajo u largua nga spitali. Familja akuzon bluzat e bardha, por vetë shefi i Urgjencës në dëshminë e tij në polici ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve.

Advertisements

Sipas mjekut Çelnik Fetallari, 51-vjeçarja Albana Saliçe kishte mbërritur në spital me dhimbje gjoksi, por pasi i janë bërë kontrollet ajo u qetësua dhe është larguar.

Mësohet se shefi i urgjencës të ketë mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës.

Advertisements

“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”

Dyshimet paraprake për vdekjen e 51 vjeçares lidhen me problemet kardiake dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.

PRETENDIMET E BASHKËSHORTIT

Bashkëshorti i saj Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, erdhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.

Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakPolicia e pranon: E kemi ndëshkuar dhjetëra herë Ajaz Sulejmanin, por nuk zuri mend!
Artikulli tjetërSekuestrohen 460 ora false Rolex me vlerë mbi 10 milion dollarë