Ajas Sulejmeni (39-vjeç) është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh të cilët po kalonin vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Advertisements
Fillimisht ai u arratis nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia disa minuta më pas. Burimet bëjnë me dije se Sulejmanit i ishte hequr patenta 3 javë më parë, por sërish vijonte të drejtonte makinën e tij luksoze ‘Mercedes GL’.
Burimet bëjnë me dije se prindërit me iniciale A.K dhe V.K, janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Policia e Tiranës ka shoqëruar një të ri, i cili mendohet se është i afërm i shoferit të G Classit Ajas Sulejmani.
Ajas Sulejmeni