Detaje nga aksidenti i rëndë në mes të Tiranës/ Shoferi me patentë të hequr, ja gjendja shëndetësore e babait, nënës dhe fëmijës 3-muajsh (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak çaste në Tiranë, ku një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk respektoi semaforin e kuq, përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Advertisements

Jo vetëm kaq, por ai braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Mësohet se pasi policia ‘blindoi’ gjithë zonën, ka arritur të vërë në pranga shoferi I. Sulejmani.

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë në Tiranë, ku një makinë luksoze ‘Mercedes GL’, ka përplasur një familje në rrugën e ‘Kavajës’.

Mësohet se shoferi i makinës luksoze ka përplasur babain, nënën dhe foshnjen 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Shoferi lëvizte me shpejtësi në rrugë, ishte pa patentë pasi i ishte hequr disa javë për shkelje të rëndë.

Anëtarët e të njëjtës familje kanë qenë duke kaluar rrugën me semafor jeshil, në momentin që janë përplasur nga automjeti luksoz, duke përfunduar më pas në trotuar.

Burimet bëjnë me dije se A.K dhe V.K jane nën mjekim dhe ekzaminim intensiv, kurse I.K femija tre muajsh është jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakShkoi për t’u njohur me masën e sigurisë, 21-vjeçari arratiset nga ambientet e Gjykatës (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërE ngatërrojnë gjithmonë me Bora Zemanin, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ habit me deklaratën e saj të fundit