E vrau se e quajti “malok”, policia e Tiranës arreston 37-vjeçarin që u arratis pas krimit (EMRI+FOTO)

Olgert Dhimitri 37-vjeçari i cili një ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij në Tiranë është arrestuar nga policia.

Advertisements

Dhimitri qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pas një sherri banal mes tyre, ndërsa ky i fundit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Autori u shoqërua ditën e djeshme nga policia, ndërsa pas hetimeve nga policia atij i është prerë urdhri i arrestit.

Advertisements

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Fillimisht ata kanë debatuar me njërin tjetrin në një lokal në lagje, dhe pasi kanë dalë jashtë 37-vjeçari e ka goditur Kapon me thikë.

Autori dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale

Artikulli paraprak“Ishte një djalë i vogël dhe i bukur”/ Ngre bluzën e 5-vjeçarit dhe e puth në bark, Putin akuzohet për pedofili!
Artikulli tjetër“Kur unë ua thoja, njerëzit nuk më besonin”/ Paralajmërimi i i frikshëm i Alfred Cakos dhe deklarata e fortë për Ramën