“Mos të shikoj këtu kur jam unë” , zbardhen detaje të tjera se si u vra 60-vjeçari dje në mes të lokalit në Tiranë (EMRI)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 60-vjeçarit Ilir Kapo, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij Olgert Dhimitri, paraditen e djeshme në një lokal në Tiranë.

Advertisements

Sipas burimeve, 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.

Advertisements

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Edhe në dëshminë tjetër autori nuk ka kuptuar krimin që ai ka kryer.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz”, në kryeqytet, rreth orës 11:15 të së shtunës.

Artikulli paraprakNdodh në kryeqytet! I dyshuari i drejton armën policisë, efektivi e qëllon për vetëmbrojtje
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Bie nga ballkoni i katit të katërt, gruaja dërgohet me urgjencë në spital