Tronditet bota e futbollit! Ataku kardiak i merr jetën futbollistit të njohur, së shpejti do të bëhej baba

Një lajm tragjik ka ardhur për botën e sportit. Ataku kardiak i ka marrë jetën në moshën 27-vjeçare futbollistit Dimitri Roveri, i cili aktivizohej në kategoritë amatore me skuadrën e Kuingentoles gjatë ndeshjes ndaj Kazalpoljos.

Advertisements

27-vjeçari nuk ia doli dot mbanë dhe ka ndërruar jetë menjëherë sapo kishte mbërritur në spitalin “San Raffaele” të Milanos.

Roveri, i cili ishte dhe kapiten i skuadrës së Kuingentoles u rrëzua në tokë dhe nuk rifitoi kurrë vetëdijen.

Advertisements

Ai jetonte në Kuingentole dhe ishte i fejuar. Javën e kaluar ai njoftoi se do të bëhej baba në muajin shtator.

27-vjeçari gjithashtu punonte si kopshtar dhe pastrues në një shtëpi të moshuarish në Mantova. Lajm i trishtë ky për gjithë futbollin italian.

Artikulli paraprakIsh-bashkëshorti i saj i lidhur me Fifin, Adrola Dushi bën deklaratën e papritur për këngëtaren
Artikulli tjetër“Po fusin ADN-në e gjarprit në…”/ Shokon Alfred Cako, bën deklaratën e papritur dhe hedh akuzat e rënda mbi Ministrinë e Shëndetësisë