Shtrohet në spital në gjendje të rëndë kompozitori i njohur shqiptar

Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.

Advertisements

TCH bën me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insuficcencë pulmonare.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.

Advertisements

Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.

Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.

Artikulli paraprakHabit Monika Kryemadhi: Kam menduar largimin nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më me…
Artikulli tjetërBerisha i bashkohet protestës: Rasti i Ilvi Metës është fytyra e vërtetë e narkoshtetit shqiptar, futen me shëndet dhe dalin me arkivol