DETAJET/ Polici serb vret vëllain në Graçanicë të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gushtericë të Graçanicës në Kosovë. Një polic ka vrarë me arnë zjarri të vëllanë.

Advertisements

Sipas medieve kosovare autori dhe viktima janë me origjinë serbe.

Mësohet se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Advertisements

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se i dyshuari është zyrtar policor.

Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Express./abcnews.al.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë zjarri, efektivi i policisë qëllon për vdekje vëllain e tij
Artikulli tjetërKeni plane për nesër? Njihuni me parashikimin e motit, kjo zonë do përfshihet nga rrufetë