Muaji Maj nis me reshje shiu. Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të sjellin në vendin tonë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindore.
Advertisements
Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në vend, duke sjellë reshje shiu në shtrirjen Lindore e pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Advertisements
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12.