Përplaset treni i pasagjerëve me kamionin, reagon Policia: Shkak për aksidentin u bë…

Një aksident mes një treni pasagjerësh dhe një kamioni ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Mamurras, ku për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Advertisements

Policia ka reaguar ndaj aksidentit, ku ka bërë me dije se ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas uniformave blu shkak i aksidentit është bërë mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në Fushë Mamurras, treni i pasagjerëve me linjë lëvizje nga Tirana në Shkodër , i drejtuar nga shtetasi H.T. 67 vjeç , është përplasur me një kamion të drejtuar nga shtetasi D.M. 47 vjeç.

Si pasojë, nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Të dy drejtuesit e mjeteve, pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë arritur të bëjnë spostimin e kamionit i cili kishte mbetur i bllokuar në rrugë, duke liruar rrugën dhe lejuar trenin me pasagjerë, që të vazhdojë lëvizjen drejt destinacionit të tij.

Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përplasjes me dëme materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.

Artikulli paraprakBlindohet Mesdheu, “USS Harry Truman” zbret në Jon, anijet ruse ngecin në Egje. “Përbindëshi” britanik kalon Gjibraltarin. Çfarë po ndodh me “Varyag” dhe “Marshal Ustinov”
Artikulli tjetërLuftë Greqi-Turqi, deklaratat e ambasadorit amerikan trondisin rajonin: Reagon ankaraja