Pas 2 vitesh sot filloi punë treni i linjës Vorë – Shkodër, përplaset me trajlerin

Pas më shumë se dy vitesh të mungesës së lëvizjes së trenave në një pjesë të zonës veriore sot është vënë në funksion treni Vore-Shkodër.

Advertisements

Por menjëherë pas fillimit të punës, pranë mbikalimit në Fushë-Mamurras treni është përfshirë në një aksident me një trajler.

Nga mungesa e postbllokut ose rojeve hekurudhore, një trajler teksa po kalonte është goditur nga treni.

Advertisements

Treni deri sot bënte linjën Shkodër-Laç, ndërsa duke filluar nga 30 prilli kalonte dhe në Mamurras duke shkuar deri në Vorë.

Treni ishte nisur në drejtim të Shkodrës me disa turistë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të plagosur./abcnews.al/

Artikulli paraprakPara ish-kryeministrit ra në tokë edhe Lirie Berisha, publikohet VIDEO kur bie bashkëshortja e tij dhe lëvizja urgjente që bën Sali Berisha
Artikulli tjetërBerisha u rrëzua në podium, reagon Erjon Braçe: Ik or qyq në shpi, ik…!