Një tjetër sëmundje “kërcënon” botën, fëmijët më të rrezikuarit nga virusi që prek…

Një tjetër virus po kthehet në një kërcënim për botën në kohën kur akoma nuk është zhdukur pandemia e Covid 19.

Advertisements

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas, një virus që prek mëlçinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rastet e para janë raportuar zyrtarisht në SHBA, ku të dhënat tregonin se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i koronavirusit.

Advertisements

Ndërkohë, raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë.

Rritjen e pazakontë të rasteve me hepatit akut te fëmijët , kryesisht nga 2 deri në 5 vjeç, ka raportuar profesori i Pulmologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis . Eksperti grek është shprehur se ka spekulime të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh aktualisht në botë me përhapjen e këtijvirusi, por është e rëndësishme që të priten rezultatet përfundimtare.

“Trembëdhjetë fëmijë në Skoci janë ekzaminuar tërësisht. Në tre prej tyre rezultoi se ishte koronavirus, pesë ishin negativë, dy duket se kishin vuajtur nga koronavirusi disa muaj më parë. Nga 11 që iu nënshtruan testeve speciale për adenovirus, pesë rezultuan pozitivë. Ndoshta, ky adenovirus që nuk shkaktoi hepatit në të kaluarën duket të jetë fajtori”, ka thënë ai.

Mjeku ndër të tjera duke u bazuar simptomave që shfaqin fëmijët, ai tha se janë të lodhur, mund të kenë temperaturë , verdhëz në sy dhe në lëkurë, urina me ngjyrë të ndezur dhe jashtëqitja me ngjyrë.

“Ata mund të kenë edhe simptoma gastrointestinale, si të vjella, diarre dhe dhimbje barku”.

Për moshat që preken, vuri në dukje se ato janë deri në 16 vjeç, por 80% -90% e rasteve janë nga 2 deri në 5 vjeç.

Ai u shfaq qetësues duke vënë në dukje se shumica e rasteve vetëinfektohen në shtëpi , pak prej tyre kanë përfunduar në spitale dhe 3-4 raste kanë pasur dëmtim aq të rëndë të mëlçisë saqë kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë

Artikulli paraprakZbarkon “përbindëshi” amerikan në Adriatik/ Çfarë e solli “Harry Truman” përballë brigjeve shqiptare?
Artikulli tjetërAvokati i njohur shqiptar u gjet i vrarë me thikë në fyt, zbardhet letra e çuditshme e lamtumirës në xhepin e tij