Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Gjyqtarja nën presion të tmerrshëm, akt individual i ambasadores. Do të njoftojmë autoritetet e SHBA-ve(Video)

Berisha për vendimin e djeshëm të gjykatës së Apelit ku gjyqtarja Blerina Muça pranoi ankimin e Alibeajt për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë për njohjen e Rithemelimit si komision drejtues i PD-së: Sa i përket standartit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit.

Advertisements

Në një akt që tejkalon jashtë cdo imagjinate me një presion të tmerrshëm ndaj të cilit një njeri që ka minimumi n e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Jam i bindur që asgjë e asnjë vendim, për arsyen se kjo është e qartë si dita e diellit është po ajo që nuk ka pranuar ankesën tonë sepse ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkruajti ligjin në aktin më të shëmtuar të CV të saj së pari, por të shumë, është pak më komplekse, ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Nuk besoj se ka pasur shkelje më të rëndë mbi atë që qëndrojnë vlerat e lirisë të SHBA-ve dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë që ky është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është akt individual për të cilin do të bëjmë me dije autoritetet e SHBA-ve.

Advertisements

Artikulli paraprakLungomare në Durrës, Rama: Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë
Artikulli tjetër“Bëhuni gati për një opozitë të vërtetë”, Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë