TIRANË- Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Advertisements
Sipas Meteoalb, në zonat veriore pritet të ketë vranësira të dukshme të cilat do të sjellin dhe reshje shiu. Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit shqiptar pritet që të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në drejtimin nga jugu në jugperëndim me shpejtësi 55km/h duke krijuar një dallgëzim mbi 4 ballë në det.
Advertisements
Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të ulen deri në 3°C ndërsa gjatë mesditës deri në 21°C.
Ditën e djeshme erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona në territorin e Shqipërisë. Në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin janë paralizuar lundrimet dhe peshkimi për shkak se intensiteti i erërave dhe dallgëzimi ka qënë shumë i lartë. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.