Eksploziv biznesit në Durrës/ Lënda plasëse në derën e një dyqani(Detaje)

DURRËS

Advertisements

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e sotme në Katund të Ri, Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, mësohet se lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit H. Gashi.

Advertisements

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pasi është dëmtuar qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm në Bosnje, drejtori i Qendrës Shëndetësore flet për të lënduarit, ja gjendja e tyre
Artikulli tjetërTërmeti i fuqishëm/ Momenti kur lëkundjet ndihen gjate transmetimit të lajmeve në Malin e Zi, gazetarja…(VIDEO)