‘Një mrekulli’/ Çifti sjell në jetë binjakët e bashkuar, ndodh 1 herë në 2 milion (VIDEO)

Irlanda e Veriut- Dy prindër, Hannah dhe Dan Batesin, nga Toomerbridge në Irlandën e Veriut, mirëpritën Annabelle dhe Isabelle në mars.

Advertisements

Çifti ka ndarë gëzimin e tyre pasi sollën në jetë binjakët e bashkuar, një “mrekulli” që ndodh një herë në dy milion raste.

Hannah u trajtua për fertilitetin, dhe mbetën të befasuar kur mësuan se kishte mbetur shtatzënë që në trajtimin e parë.

Advertisements

Por ata u frikësuan kur ekoja zbuloi se binjakët ishin të bashkuar, diçka që statistikisht ndodh vetëm një herë në çdo 2.5 milion shtatzëni.

Mjekëk e dinin se vajzat ishin të bashkuara në disa pjesë kyçe të trupit, por ende nuk mund të tregonin nëse ndonjë organ vital ishte prekur, një faktor kyç për mbijetesën e tyre dhe shëndetin afatgjatë.

“Ne e dinim që ato ishin të bashkuara, por kishim shumë pak informacion rreth këtij fenomeni”, tha zonja Bateson.

Edhe kur u afrua data e lindjes, çifti tha se ata kishin shumë pak informacion për gjendjen e vajzave dhe nuk e dinin si do shkonte lindja.

“Janë mrekulli. Mrekullia është fjala që ne kemi përdorur që nga dita kur mësuam se ato ishin të ngjitura”, tha Hannah.

Tani familja e re po përgatitet për sfidën e radhës, operacionin për të nisur procesin e ndarjes së tyre të planifikuar për muajin e ardhshëm.

Hannah tha: Trupat e tyre të vegjël janë të ndryshëm. Vajzat do të kenë një këmbë të tyren dhe një protezë.

Annabelle dhe Isabelle do të kenë nevojë për operacione të shumta gjatë gjithë adoleshencës dhe prindërit e tyre thanë se janë të vendosur t’i ndihmojnë vajzat e tyre të bëjnë një jetë të shëndetshme.

Artikulli paraprakMerret vendimi për ish-shefin e policisë, si u përfshi në organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Habilaj (EMRI)
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Tiranë, njoftimi i policisë