Misteri i dy oligarkëve të fuqishëm rusë që po trondit botën/ Dyshohet se vranë në të njëjtën ditë familjet e tyre, zbardhet çfarë është gjetur në vendin e ngjarjes

Me një distancë prej disa orësh, në dy lokacione 3500 kilometra larg njëra-tjetrës, janë kryer dy krime identike për të cilat policia po heton.

Advertisements

Njëra në Lloret de Mar, një qytet në Katalonjë, Spanjë, me protagonist biznesmenin rus Sergey Protosenya.Tjetri në Moskë, kryer nga Vladislav Avayev, një ish-zyrtar i Kremlinit dhe ish-zëvendës president i bankës Gazprombank.

Dy milionerët rusë akuzohen për vrasjen e gruas dhe vajzës së tyre përpara se të vetëvriteshin, siç raportohet nga “Niusdiario” dhe gazeta ‘Si’.

Advertisements

Në rastin e parë, sipas asaj që ka shkruar “La Vanguardia” dhe media të tjera iberike, dyshimi është se Protosenya, 55 vjeç, mund të ketë vrarë në gjumë gruan e tij 53 vjeçe dhe vajzën e tij, që sapo mbushi 18 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes – të martën – është gjetur një sëpatë dhe thikë e përgjakur, ndërsa manjati është gjetur i varur.

Alarmi i parë për mundësinë që mund të kishte ndodhur një tragjedi, është dhënë nga djali tjetër i çiftit, 22-vjeç, me banim në Francë.

Familja ndodhej në Lloret de Mar për të kaluar pushimet e Pashkëve. Në vilë u gjetën 6 makina luksoze dhe disa tufa parash me vlerë 10 mijë euro.

Në të kaluarën, Protosenya kishte mbajtur poste ekzekutive në “Novatek”, një kompani gazi.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, foli për një episod tjetër të dhunës me bazë gjinore: “Një burrë vret gruan dhe vajzën e tij në Girona, – shkroi ai në Twitter. – Dy jetë të humbura nga një problem strukturor që duhet ta zhdukim”. Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë.

Në rastin e dytë, Avayev (51 vjeç) u gjet – të hënën – i pajetë, i vrarë nga disa të shtëna me armë zjarri, së bashku me gruan e tij, 47 vjeçe dhe vajzën e tij 13-vjeçare.

Krimi ndodhi në banesën e katit e 14-të të një rrokaqielli në Moskë. Sipas raporteve të mediave britanike, duke cituar “Tass”, ishte vajza e madhe Anastasia, 26 vjeçe, ajo që gjeti trupat e Avayev, gruas së tij shtatzënë, Yelena dhe vajzës së tij më të vogël.

E reja ishte e shqetësuar, pa mundur të vinte në kontakt me familjen. Pasi ka shkuar në banesë, ka kuptuar se dera ka qenë e mbyllur nga brenda, rrethanë kjo që po shtyn policinë të hipotezojë një rast vrasje-vetëvrasjeje.

Ka nga ata që, siç raportohet nga dëshmitë e mbledhura nga “Daily Mail”, parashtrojnë edhe hipotezën që lidhet me një krizë financiare pas ashpërsimit të sanksioneve perëndimore.

“Ndoshta ka vrarë veten për këtë, ndoshta është dërrmuar nga borxhet. Të gjithë janë në depresion, disa bëjnë edhe gjeste ekstreme”, tha një fqinj.

Për momentin nuk përjashtohet as pista e xhelozisë me thashethemet që flasin për një lidhje të mundshme mes bashkëshortes dhe shoferit të bankierit të shkarkuar prej kohësh.

“Ai ishte një njeri inteligjent, pothuajse kreu i ‘Gazprombank’. Nuk kishte pse ta bënte. Ai ishte i pasur, inteligjent. Nuk është e mundur që një njeri i tillë të vrasë veten. Ndoshta Avayev dhe familja e tij u vranë”, – shtoi një tjetër i njohur i familjes.

Dy tragjedi që pasojnë, brenda pak javësh, vdekja e Mikhail Watford (i lindur në Tolstosheya), 66 vjeç, një ish-manjat ukrainas i energjisë që krijoi një perandori të pasurive të paluajtshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fund të shkurtit, ai u gjet i pajetë në garazhin e rezidencës së tij luksoze në Surrey. Ai nuk ishte – siç raportohet nga “The Guardian” – i prekur nga sanksionet e qeverisë Boris Johnson.

Artikulli paraprakStuhia e fuqishme godet Shqipërinë, këto qytete duhet të bëhen gati për ditët në vijim! Ja çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ ‘Shpërthen’ në flakë ‘Benz’-i pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja, detajet nga policia