Ndërkohë që Johnny Depp dhe ish bashkëshortja e tij Amber Heard po vijojnë gjyqin e tyre, nga salla e dëshmive në Virxhinia po dalin deklarata e prova nga më të çuditshmet.
Advertisements
E fundit është se aktori i njohur ka fajësuar Amber Heard për jashtëqitjen e gjetur në krevatin e tyre.
Johnny Depp pretendon se Amber ose një nga miqtë e saj ka kryer nevojën sipër krevatit të tyre pas një zënke në ditëlindjen e saj të 30-të më 21 prill 2016 në një apartament në Los Anxhelos.
Advertisements
Ish-bashkëshortja e tij kishte fajësuar qentë, por Depp tha para togave të zeza se jashtëqitja peshonte rreth 4 kilogramë, një sasi që qentë nuk mund ta prodhonin.
Ky fakt ka dalë në dritë edhe në gjyqin e Londrës, të cilin Depp e ka humbur.
Heard i ka mohuar akùzat dhe ka kundërshtuar, duke paraqitur në dosjet gjyqësore të paktën 10 raste në të cilat ajo thotë se Depp ka abùzuar fizikisht me të, shpesh nën ndikimin e alkoolit ose drògës.
Në dëshminë e të mërkurës, Depp tha se natën e 21 prillit 2016 ishte me më shumë se një orë vonesë për darkën e ditëlindjes për shkak të një takimi me këshilltarët e tij financiare, kontabilistët dhe menaxherin i biznesit të tij, të cilët i thanë se “një sasi e jashtëzakonshme parash ishte zhdukur” nga llogaritë e tij dhe Depp ishte në gjendje të keqe financiare.
“Pas 30 vitesh punë në industri, u trondíta shumë kur mësova saktësisht se ku isha financiarisht”, tha Depp.
Depp dëshmoi se i dërgoi mesazh Heard-it, duke i thënë se po vonohej për në festë. Si përgjigje, Heard i tha atij të merrte verë dhe maríjuanë para se të mbërrinte.
Pas darkës, tha ai: “Heard ishte nevrikosur për vonesën dhe më godíti. E kapa nga super, e ula në shtrat dhe i thashë se po largohem dhe mos më ndiq.”
Ai dëshmoi se Heard e godíti me grusht në fytyrë në mënyrë të përsëritur përpara se ai të largohej në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.
Depp, duke ditur që Heard do të shkonte me miqtë e saj në festivalin Coachella, mendoi që të nesërmen të kthehej në apartament për të marrë gjërat e tij personale.
Por kur i tha truprojës së tij Sean Bett që ta çonte atje, Bett i tha se ishte një ide e keqe, dëshmoi Depp.
Bett i tregoi aktorit një fotografi të dërguar nga shërbyesja e tij.
“Ishte një fotografi e shtratit, shtratit tonë” dëshmoi Depp. “Dhe në anën time të shtratit kishte fekale njerëzore.”/ INSIDER