Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Shën Stefanit në Patra të Greqisë në fillim të muajit prill.
Advertisements
Shqiptari që vrau veten në burg është Mariglen Shqau 38 vjeç. Mediet greke bëjnë me dije se 38-vjeçari vari veten rrip në qelinë e burgut në Patra.
Viktima u gjet i pajetë nga shokët e tij të burgut, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën.
Advertisements
Njëri prej miqve të Mariglenit shprehet i rrënuar në rrjetet sociale për humbjen e shokut të të tij.
Ai thotë se nuk Mariglen Shqau nuk kishte dhënë asnjë shenjë më parë që ai ta kuptonte dhe ta ndihmonte.
“U mundova me gjithë shpirt te sillja në jetë po ishte tepër vonë”, shkruan shoku i dhomës se 38 vjeçarit.