Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës.
Advertisements
BBC shkruan se raportohet për viktima.
Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.
Advertisements
Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.
Ministria e Mbrojtjes ruse tha sot se 58 objektiva ushtarake u goditën në Ukrainë gjatë natës, duke përfshirë bazat ushtarake, ku ruheshin karburantet dhe pajisjet ushtarake.
Ministria tha se goditi gjithashtu tre objektiva me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes kundërajrore S-300.
Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk ka konfirmuar informacionin në mënyrë të pavarur.