Mëngjesin e sotëm në një lidhje me emisionin ‘Shqipëria Live’, Inida Kreuz, e njohur ndryshe me emrin Zhaku, foli për këngën dedikuar kanabisit dhe jetën e saj personale.
Advertisements
Ajo prej disa vitesh jeton në Gjermani ku po krijon familjen e saj. Një vit më parë, Zhaku tregonte se do të rikthehej në Shqipëri dhe të krijonte një parti. E për këtë e ngacmoi moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, e cila e pyeti nëse ka hequr dorë nga ky plan.
Pjesë nga intervista:
Advertisements
Ori: A mundet të të kujtoj se para një viti deklarove se do të ktheheshe në Shqipëri dhe do krijoje një parti të re, a e ke akoma të planin apo hoqe dorë? Pyes për një shoqe.
Zhaku: E kisha shumë seriozisht. Është gati dy vite më parë dhe kisha bërë edhe program. Pjesë e programit ishte edhe legalizimi i kanabisit, madje unë kisha edhe legalizimin e prostitucionit, sepse do t’i sillte shumë të mira shoqërisë e ekonomisë. Shpresoj të ndodhi. Por falënderoj qeverinë që më plotësoi një nga kushtet
Isli: Zhaku jemi në periudhë presidenciale, ke hedhur një kandidaturë nga larg?
E mendova, kur e hodhi Sazani dhe Elena, po e hedh edhe unë. Unë mendoj se po të flasim seriozisht për këtë temë, Mimi Kodheli do ishte një kandidaturë perfekte. Por ka shumë zonja e zotërinj që mund të ishin shumë më mirë se presidenti aktual.