Krim i rëndë brenda familjes! Djali vret të ëmën, e qëllon me grushte dhe shqelma duke i shkaktuar vdekjen

Dramë familjare në Itali, ku një 58-vjeçare, Fabiola Colnaghi, u godit me shkelma dhe grusht për vdekje, nga djali i saj 24-vjeçar, Davide Garzia, në kulmin e një sherri.

Advertisements

Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka lajmëruar 112 duke rrëfyer krimin. Të dy jetuan së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur.

I riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit.

Advertisements

Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta, por karabinierët po dëgjojnë nga miqtë dhe familjarët për natyrën e tensioneve.

Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas, e cila me shumë gjasa është goditur nga djali i saj me grusht në fytyrë dhe më pas është rrëzuar përtokë, më pas ndoshta e rrahur sërish, derisa ka vdekur.

Artikulli paraprak“Le të shkojë kush të dojë në Gjermani, bukën e gojës e siguroj”/ Njihuni me 17-vjeçarin që dëshiron të ruajë dele deri në fund të jetës (VIDEO)
Artikulli tjetërI publikuan foton e vjetër, reagon Monika Kryemadhi dhe bën komentin epik: Thoni shyqyr që jam…