Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Gosë të Kavajës. Një 61-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë thike. Sipas policisë, ai është qëlluar me mjetin prerës nga shtetasi “G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”.
Advertisements
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Advertisements
Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.