Me disa video dhe foto në “Instagram”, Beatrix Ramosaj ka zbuluar ndryshimin e menjëhershëm dhe drastik në pamjen e saj. Ramosaj është shfaqur me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke.
Advertisements
Nuk dihet nëse ky është një ndryshim i përkohshëm, megjithatë për një moment Beatrix i ka bërë të gjithë të mendojnë se ky ndryshim lidhet me një etapë të re të jetës së saj, fill pas historisë së shumëpërfolur me Donaldin.
Pak ditë me parë, Ramosaj solli “Ma shumë se ti”, një këngë e cila u lidh menjëherë me Donaldin. Ajo tregoi se projekti ishte krijuar nga Vig Poppa, por kjo nuk mjaftoi ndaj njerëzit e atashuan sërish me Veshaj për shkak të tekstit.
Advertisements
Nuk dihet nëse ky ndryshim është sepse pas çdo zhgënjimi vajzat zgjedhin të presin flokët. Apo një këngë e re është rrugës, të cilës prapë do i gjenden lidhje me Donaldin.