Një 24-vjeçar është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj. Të dyshuarit, dy vajza 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë.
Advertisements
Mediat në Kosovë raportojnë se i riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të vajzat.
Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë.
Advertisements
Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vajzat dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Vajzat e dyshuara pasi ranë në prangat e Policisë u dërguan në stacion policor për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Ndërsa, me urdhër të prokurorit janë zhvilluar edhe kontrolle.