Ç’po ndodh me çiftet e BBV? Sara dhe Einxhel shfaqen pa Pm dhe Dagz

Para tre ditësh Monika Lubonja festoi 54-vjetorin e lindjes dhe kishte organizuar një festë me miqtë dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”. Mes të pranishmeve kanë qenë edhe Sara Berisha dhe Einxhel Shkira mirëpo dy vajzat ishin vetëm dhe jo me partnerët e tyre, DJ PM dhe DJ Dagz.

Advertisements

Kaq është dashur që të gjithë të bëhen kuriozë për mungesën e tyre, por në rrjete sociale djemtë kanë treguar se nuk ndodhen në Shqipëri. Për shkak të angazhime profesionale ata kanë udhëtuar drejt Zvicrës.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndryshe nga Sara dhe PM që kanë zgjedhur ta shijojnë lidhjen në privatësi.

Advertisements

Artikulli paraprakKthjellime, reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si do të jetë moti këtë javë
Artikulli tjetërSi në filma/ Dy vajza futën në kurth të riun dhe më pas e rrëmbyen! E morën me makinë dhe…