Një fëmije 11 vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa luante. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Advertisements
Panorama.al mëson se fëmija 11 vjeçar ka rënë me kokë poshtë duke shkaktuar frakture serioze.
Advertisements
Menjëherë i mituri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tirane për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.