Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët në mes të Austrisë/ Qëllohet me armë gjatë përplasjes, një sirian bie pa ndjenja dhe plagosen 5 të tjerë

Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut.grushtiiiii

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur të mëngjesin e së shtunës, ku nga përleshja ka rënë përtokë një 22 vjeçar sirian dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna edhe me armë.

Sipas policisë austriake, 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria mësohet se janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.

Advertisements

Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Efektivët e policisë gjetën 22 vjeçarin sirian të rënë pa ndjenja në tokë dhe pesë të tjerë që kishin mbetur të plagosur. Ndërkaq, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përshrië në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Ndërkohë që nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

Artikulli paraprakGruaja rrëfen mes lotëve historinë e jetës: Si babai më martoi me një burrë 30 vjet më të madh! Më rrihte 5 herë në ditë dhe…
Artikulli tjetër“Më ka lënë pa toka e fëmijë”, vajza akuzon nënën: Ka bërë gjëra të këqija (Video)