Fëmija që shihni në foto është 10-vjeçari Sevastian Laska i cili u mbyt në lumin Fan të Mirditës më 5 prill dhe u gjet sot.
Advertisements
Trupi i vogëlushit u gjet nga polumabrët te diga e Hecit të Repsit, aty ku ishin përqendruar kërkimet prej tre ditësh.
Polumbarët e Vlorës dhe Shkodrës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të fëmijës i cili u dërgua në morgun e spitalit të Mirditës, e pas ekspertizës mjeko-ligjore do të tërhiqet nga familjaret për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Advertisements
Atë e mori lumi teksa tentoi të merrte topin i cili i ra në ujë ndërsa po luante luante bashkë me të vëllanë dhe bashkëmoshtarët.