Dy shqiptarët kapen me “shtëpi bari” në Spanjë, policët shtangen nga “parfumi” që përdornin për të hequr aromën

SPANJË – Garda Civile ka arrestuar dy 34-vjeçarë shqiptarë pasi akuzohen për drogë dhe organizatë kriminale. Këto dy shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, kishin ngritur një “shtëpi bari” ku kultivonin qindra rrënjë lënde narkotike.

Advertisements

Për të “maskuar” erën e fortë të marijuanës, në fazën e lulëzimit të saj, të arrestuarit përdornin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit dhe në këtë mënyrë kamuflonin erën .

Agjentët, gjatë kontrollit në garazh, kanë verifikuar se dhoma kishte disa zona për fazat e ndryshme të kultivimit të marijuanës. Përveç kësaj, të arrestuarit banonin në këtë vend.

Advertisements

Në total, Garda Civile ka sekuestruar 25,000 gram boçe marihuanë të thatë , si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje .

Gjithashtu, ata kanë verifikuar se garazhi-magazina ka pasur lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik.

Operacioni ka kulmuar me arrestimin e dy 34-vjeçarëve, të dy me kombësi shqiptare, për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, krim kundër shëndetit publik (kultivim droge) dhe vjedhje me energjinë elektrike.

Artikulli paraprakÇfarë i ka ndodhur Megi Pojanit: ‘Një arrest kardiak do ishte më pak i dhimbshëm!’
Artikulli tjetërKishte ditëlindjen e u zhvesh në lokal, i riu: Policët më thyen duart pasi më arrestuan