Rusia e ka shpallur “non grata” kryeministrin britanik Boris Johnson duke i ndaluar hyrjen në vendin e saj për shkak të luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Advertisements
Lajmi u konfirmua nga ministria e Jashtme ruse, e cila tha se kryeministri britanik Boris Johnson dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike janë ndaluar të hyjnë në Rusi.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha gjithashtu se i ka ndaluar hyrjen në vend përveç Johnsonit, edhe sekretares së Jashtme Liz Truss, sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanëve dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters.
Advertisements
Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, raporton Reuters duke cituar deklaratën e ministrisë ruse.
Sipas autoriteteve në Moskë, së shpejti kjo listë do të zgjerohet.