Policia e Durrësit ka identifikuar personin që u gjet e mbytur mesditën e djeshme në shëtitoren “Taulantia”.
Advertisements
Një lajm që solli reagime të shumta.Një person i paidentifikuar fillimisht kishte lënë çantën e kuqe në shëtitore dhe ishte mbytur me vullnet të plotë në det.
Ajo e mori aktin final në kushtet e gjendjes së rëndë psikologjike. Sipas informacionit paraprak që shpërndajnë blutë e Durrësit, personi që ka humbur jetën është shtetasja Adriana Thomollari, 58 vjeçe.
Advertisements
“Rreth orës 12:05, në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se ajo ka hyrë në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”.Ky ishte informacioni paraprak i shpërndarë nga policia e Durrësit, por më vonë është arritur të identifikohet dhe identiteti i fatkeqës.
Nuk ishte e vështirë, pasi zonja kishte lënë çantën e saj jashtë dhe nëpërmjet dokumentave ishte identifikuar se kush ishte identiteti i saj.