Një ngjarje tragjike dhe horror që tronditi opinionin publik shqiptar u regjistrua në Vidhishtë të Roskovecit në datë 12.04.2022. Para 4 ditësh, vjehrri vrau nusen e ardhshme të djalit dhe më pas veten, pasi nuk ishte dakord me lidhjen sentimentale të së ndjerës dhe të birit të tij.
Advertisements
61-vjeçari Xhavahir Hoxha vrau me thikë nusen e djalit Merushe Hazizin dhe më pas i dha fund jetës duke u varur në pemë, sepse i biri kishte lënë nusen me fëmijë për të bashkëjetuar me Merushe Hazizin, një grua e divorcuar nga martesa e parë, me 3 fëmijë të cilët janë nën kujdestarinë e babait të Merushes.
Advertisements
Për ngjarjen si nëpër filma ka reaguar i ati i së ndjerës, i cili në një intervistë për mediat gjatë gjithë kohës fajin ia lë Fatjonit, burrit të ardhshëm të vajzës së tij dhe jo babait të Fajtonit, pra vjehrrit Xhevahir, 61-vjeçarit që kreu krimin. Duke folur për mediat Sadush Hazizi thotë se vajzën e tij nuk e vrau Xhevahiri por Fatjoni, i cili la gruan e parë me fëmijë për Merushen.
Babai i Merushes:
Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes i kam mbajtur dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë.
Kujtojmë se vjehrra e viktimës Qerime Hoxha, në një intervistë për mediat u shpreh se nuk dinte arsyet që shtynë bashkëshortin e saj të bënte krimin, ndërsa theksonte se fajet i ka Merushja për tragjedinë, ndonëse kjo e fundit tashmë po prehet në paqe.
Vjehrra e viktimës:
Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vrau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja.
Esmeralda, motra e 30-vjeçares së ndjerë gjatë një emisioni televiziv ka treguar se motra e saj dhe Fatjoni duheshin shumë e kjo ishte arsyeja që të ishin ndarë dhe po përpiqeshin të krijonin një jetë bashkë.
Fatjoni i cili humbi të fejuarën dhe babain pasi ky i fundit vrau 30-vjeçaren dhe më pas veten deklaroi se shteti është përgjegjës për çka ka ndodhur në familjen e tij pasi shprehet se babai iu jepte lekë policëve dhe sa herë që shkonin në shtëpinë e tyre nuk merrnin asnjë masë.