“Humba djalin në ditën e dasmës”- E veshur me fustanin e nusërisë e reja rrëfen historinë prekëse: Burrit i thanë duhet të shkosh për të respektuar dasmorët! Kisha frikë se…

Një vajzë e re, e quajtur Vasilika ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ditën e dasmës, kur ajo mori lajmin e trishtë të humbjes së djalit. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ajo u shfaq me një fustan nusërie që nuk ka mundur dot ta veshë në ditën e rëndësishme të saj, një ditë Gushti në vitin 2013.

Advertisements

Asokohe, vetëm disa muaj më parë Vasilika mori vesh se ishte shtatzënë, në pritje të një djali. Ditën e dasmës, ajo ishte në muajin e tetë të pritjes së ëmbël e teksa kishte mbaruar ritualet e bukurisë përpara veshjes së fustanit të bardhë, pësoi hemorragji. Menjëherë e dërguan në spitalin e Lushnjes, ku mjekët konstatuan se jeta e saj kërcënohej.

Vasilika: Sa mbërritëm, panë gjendjen, nuk ishte fare mirë se kisha humbur shumë gjak, bebin e kisha humbur në atë kohë por nuk po më tregonin në ato momente. Gjëja e fundit që mund të bënin ata ishte që do e fusim në sallën e operacionit, do shpëtojmë jetën e vajzës, do heqim fëmijën dhe mitrën. Shkaktarja ishte halla ime që nuk pranoi.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Për mirë?

Vasilika: Për mirë. Tha “jo unë nuk e lë vajzën këtu, do ta çoj me urgjencë në Tiranë”. Më çuan me ambulancë në Tiranë, sapo mbërrita më kanë futur direkt në sallën e operacionit, nuk kam pritur asnjë minutë.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë kur ti ishe në Lushnje, e more vesh që e kishe humbur djalin?

Vasilika: Të gjithë e dinin përveç meje, unë s’dija asgjë.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti?

Vasilika: Bashkëshortit nuk ia thanë në atë moment .

Ardit Gjebrea: Pra, vetëm ti dhe bashkëshorti nuk e dinit?

Vasilika: Jo, nuk e dinim.

Ndërkohë në mes të gjithë këtij problemi, dasmorët ishin ende në pritje, ndërsa Vasilikës, për mos ta shqetësuar në gjendjen ku ndodhej, i thanë se fëmija ishte mirë. Lajmin e hidhur ajo do ta mësonte një ditë më vonë.

Vasilika: Pritën sa u qetësova, burrit i thanë që duhet të shkosh në dasmë për respekt të njerëzve se kanë ardhur të gjithë.

Ardit Gjebrea: Kjo, pasi u siguruan që ti e kalove rrezikun e jetës.

Vasilika: Po, u sigurua që unë isha mirë, çdo gjë ishte në rregull, vendosën që ata njerëz që ishin të pranishëm t’i mbushnin mendjen burrit që të shkonte të paraqitej në dasmë.

Ardit Gjebrea: Shkoi burri, u bë dasma.

Vasilika: Dasma u bë, por dasma u bë pa nuse

***

Vasilika: Ai asnjëherë s’i humbi shpresat, isha unë që humba shpresën, isha unë ajo që thosha më mirë të kisha ikur bashkë me fëmijën sepse jam unë shkaktarja e kësaj gjëje.

Ardit Gjebrea: Ke veshur një fustan të bardhë dhe nuk duhet të qash tani, duhet të jemi të lumtur. Nejse, edhe nuset qajnë.

Vasilika: Qajnë edhe nga gëzimi.

Ardit Gjebrea: Ti kur qave nga gëzimi, në cilin moment?

Vasilika: Momentin kur unë ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Viti?

Vasilika: Në vitin 2015 unë marr vesh se jam shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Kishe frikë në momentet e para?

Vasilika: Kisha shumë frikë, çdo lloj hapi të bëja, çdo gjë që bëja kisha frikë se mund ta humbja. Mendoja vetëm për keq, jo për mirë.

Ardit Gjebrea: Të gjithë tani presim të na thuash, u bëre nënë apo jo?

Vasilika: U bëra nënë. Për herë të parë, u bëra nënë e një vajze.

Më pas, në vitin 2019 Vasilika u bë nënë e një vajze tjetër, ndërsa tre muaj më parë, dëshira e saj e madhe për të pasur një djalë, u bë realitet./TvKlan

Artikulli paraprakSkandal! Tifozët shqiptarë futen në fushë dhe bëjnë për spital portierin korçar (Video)
Artikulli tjetërKryeministri i Pakistanit sulmon Donald Lu dhe e akuzon për komplot për të rrëzuar qeverinë e tij