I ofruan ndihmë Nuredin Dumanit në Fier pas atentatit, Gjykata merr vendimin për 3 mjekët!

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë për dy mjekët e spitalit të Fierit, Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi si edhe për ndihmës mjekun Blendi Bërdalli të cilët mjekuan të shumëkërkuarin, Nuredin Dumani.

Advertisements

Për Malajn eshte caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ ndërsa, për dy të tjerët ‘arrest shtëpie’.

Ata akuzohen se nuk njoftuan policinë e Fierit për gjendjen e tij të plagosur me armë zjarri.

Advertisements

Gjatë dy ditëve të fundit gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Nuredin Dumanit në spitalin e traumës si dhe “ushtarit” të tij, 40-vjeçarit Henrik Hoxha.

Ndërsa për 20-vjeçaren nga Kosova, të dashurën e Dumanit, Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ dy herë në javë.

Artikulli paraprak“Floriani s’lidh dot as këpucët e mia”, Marku i kthen përgjigjen ‘epike’ Kongos (VIDEO)
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘ngre në ajër’ motorrin