Aktorja Monika Lubonja është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që komentohet ende shumë, për shkak të deklaratave që herë pas here jep për ish-banorët e tjerë.
Advertisements
Së fundmi aktorja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sërish rrëfeu gjëra të reja rreth raportit të saj me ish-banorët e tjerë, por edhe në lidhje me jetën e saj private.
Historia e divorcit të Monika Lubonjës me ish-partnerin e saj u komentua shumë në rrjet për shkak të deklaratave të njëpasnjëshme nga ana e saj, por edhe nga miqtë e Genci Paskos, ish-zv.ministrit të ndjerë të Turizmit. Mirëpo, një ndjekës e pyeti aktoren në Instagramin e saj, pse nuk martohet.
Advertisements
“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” – shkruan ndjekësi.
“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi”– u përgjigj Monika Lubonja duke qeshur.